Vala e të nxehtit vazhdon, por priten stuhi dhe rrebeshe shiu në Mal të Zi

Vala e të nxehtit vazhdon, por priten stuhi dhe rrebeshe shiu në Mal të Zi

Moti në Mal të Zi pritet të jetë i ndryshueshëm me diell dhe vranësira që pritet të sjellin reshje shiu.

Moti të hënën parashikohet me diell dhe nxehtë. Gjatë ditës do të fryjë erë mesatarisht e fortë.

Dita e martë pritet të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu, të shoqëruara me bubullima e herë pas herë me erë të fortë.

Të mërkurën pritet mot me diell dhe mundësi për rrebeshe shiu e stuhi.

Kujdes nga ora 10:00 deri në 17:00 parashikohet rrezatim i lartë diellor dhe temperatura përvëluese.

/Motilokal.com