Policia e Kosovës apelon: Kujdes të shtuar në trafik ku lëvizin makineritë bujqësore dhe të ndryshme

Policia e Kosovës apelon: Kujdes të shtuar në trafik ku lëvizin makineritë bujqësore dhe të ndryshme

Policia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar në trafikun rrugor, veçanërisht në zonat rurale ku lëvizin makineritë bujqësore dhe mjetet e rënda të punës. Çdo vit regjistrohen mbi 100 aksidente me këto mjete motorike.

Autoritetet bëjnë thirrje për respektim rigoroz të rregullave të trafikut dhe ulje të shpejtësisë pranë mjeteve të rënda, për të parandaluar aksidentet dhe për të ruajtur jetën e të gjithë pjesëmarrësve në rrugë.

Policia e Kosovës thekson se siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët dhe kërkon bashkëpunim nga të gjithë qytetarët.

Çdo vit ndodhin mbi 100 aksidente me mjete motorike, ku përfshihen:

  • Makineritë bujqësore
  • Makinë tjera të punës dhe mjete të rënda
  • Vëmendje e shtuar në zonat rurale!
  • Respektoni rregullat e trafikut!
  • Ulni shpejtësinë pranë mjeteve të rënda!
  • Kujdesi juaj ndihmon të shpëtohen jetë!
  • Policia e Kosovës, siguria jonë, përgjegjësi e përbashkët!


/Motilokal.com