Bie borë në mes të verës në Slloveni️/ FOTO

Bie borë në mes të verës në Slloveni️/ FOTO

Në rajonin malor të Kredaricës në Slloveni, në një lartësi mbi 2,500 metra mbi nivelin e detit, janë regjistruar reshje bore, një dukuri e rrallë, por jo e paprecedentë për këtë kohë të vitit.

Pamjet nga kamerat e Institutit të Hidrometeorologjisë së Sllovenisë (ARSO) tregojnë se reshjet e shiut në majat më të larta janë shndërruar në borë, ndërsa kufiri i reshjeve të borës pritet të zbresë deri në rreth 2,000 metra mbi nivelin e detit.

Sipas mediave sllovene, reshjet e borës në mes të verës nuk janë të panjohura në këtë zonë. Në stacionin meteorologjik më të lartë të vendit, mesatarisht regjistrohen dy ditë në vit me mbulesë bore edhe gjatë muajve të verës.

Një nga rastet më të theksuara ishte në korrik të vitit 2011, më 24 dhe 25 korrik, kur në këtë zonë ranë deri në 25 centimetra borë.


/Motilokal.com