Kryeministri në detyrë Kurti: Fushata e korrje-shirjeve nis me rekord të ri

Kryeministri në detyrë Kurti: Fushata e korrje-shirjeve nis me rekord të ri

Fushata e korrje-shirjeve në Kosovë ka nisur me një arritje të rëndësishme. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se sivjet janë mbjellë mbi 21 mijë hektarë më shumë me grurë sesa vitin e kaluar, duke e cilësuar këtë si një sukses të bujqësisë vendore.

Së bashku me ministrin në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci, Kurti vizitoi fshatin Sopijë të Therandës, ku u mirëprit nga fermeri Xhemë Beqiraj. Ky i fundit ka mbjellë 25 hektarë me grurë, si dhe mbi 11 hektarë me bostan dhe pjepër.

“Me punën dhe zellin e tij, dhe me mbështetjen nga shteti përmes subvencioneve dhe granteve, ai ka kthyer një tokë që dikur ishte djerrinë në një fushë të artë me grurë, që nesër të jetë bukë në sofrat tona”, deklaroi Kurti.

Kjo vizitë vjen në kuadër të përpjekjeve për të promovuar dhe mbështetur bujqësinë vendore si sektor kyç për zhvillimin ekonomik dhe sigurinë ushqimore të vendit.


/Motilokal.com