Paralajmërim për kushte detare të pafavorshme në bregdetin e Lezhës

Paralajmërim për kushte detare të pafavorshme në bregdetin e Lezhës

Bashkia Lezhë ka lëshuar një paralajmërim për të gjithë pushuesit dhe turistët që frekuentojnë bregdetin e Lezhës dhe zonat përreth, për shkak të përkeqësimit të kushteve detare.

Gjatë ditës së sotme dhe në ditët në vijim, parashikohet që deti të jetë me dallgë të forta dhe rryma të rrezikshme. Si rrjedhojë, strukturat e Bashkisë Lezhë, në bashkëpunim me vrojtuesit e plazhit, janë vënë në gatishmëri për të mbikëqyrur situatën dhe për të garantuar sigurinë e pushuesve.

Rekomandime për pushuesit:

  • Respektoni udhëzimet e vrojtuesve të plazhit.
  • Mos hyni në det kur valët janë të larta apo kur është ngritur flamuri i kuq.
  • Frekuentoni plazhe që ofrojnë shërbime sigurie dhe praninë e vrojtuesve të trajnuar.

Për operatorët turistikë dhe bizneset përgjatë bregdetit:

Nga dita e sotme priten erëra të forta nga drejtimi i perëndimit, të cilat mund të shkaktojnë:

  • Zhvendosje të çadrave dhe shezlongëve;
  • Dëmtime të pajisjeve të plazhit;
  • Rrezik për sigurinë e pushuesve.

Bashkia u bën thirrje operatorëve të marrin masat e duhura për të shmangur çdo rrezik të mundshëm.

Detyra për vrojtuesit e plazhit:

  • Vendosja e sinjalistikës paralajmëruese në vende të dukshme;
  • Ngritja e flamurit të kuq në rast rreziku;
  • Informimi i pushuesve mbi rrezikun që paraqesin dallgët dhe rrymat detare.

Bashkia Lezhë apelon për bashkëpunim të ndërsjellë, në mënyrë që të parandalohet çdo incident dhe të sigurohet një sezon turistik i sigurt për të gjithë.


/Motilokal.com