Arrestohet një person për djegien e 10 hektarëve grurë

Arrestohet një person për djegien e 10 hektarëve grurë

Policia në Pejë ka arrestuar të martën një person, i cili dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar një zjarr që përfshiu rreth 10 hektarë sipërfaqe me grurë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:45 të mëngjesit. Sipas njoftimit zyrtar, njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë në vendin e ngjarjes, duke arritur të ndalin përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Pas intervistimit në prani të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti është cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

/Motilokal.com