Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" ka njoftuar se niveli i ujit në liqenet akumuluese Batllava dhe Badovci vazhdon të jetë nën kuotat maksimale të mbushjes.
Sipas të dhënave të fundit, liqeni i Badovcit ndodhet në kuotën -4.60 metra nën nivelin maksimal të mbushjes, ndërsa liqeni i Batllavës në kuotën -3.30 metra.
Për këtë arsye, KRU “Prishtina” u bën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes dhe të shpenzojnë në mënyrë racionale ujin e pijshëm. Kompania thekson se inspektimet për identifikimin dhe parandalimin e keqpërdorimeve të ujit janë duke vazhduar në terren.
/Motilokal.com
