Mësoni çfarë moti do të mbizotërojë në fillim të javës në Kosovë

Mësoni çfarë moti do të mbizotërojë në fillim të javës në Kosovë

Masat ajrore të nxehta nga veriu i Afrikës pritet të depërtojnë gradualisht drejt brigjeve të Mesdheut, me ndikim të ndjeshëm edhe në rajonin e Ballkanit. Kjo sjell edhe në vendin tonë mot të kthjellët dhe rritje të temperatura, por herë pas here priten vranësira të lehta e kalimtare. Por, duke filluar nga e marta, priten kushte për zhvillime të rrebesheve të shkurtra shiu të shoqëruara me bubullima.

E hëna do të mbajë mot kryesisht me diell dhe nxehtë.

Dita e martë do të jetë me diell dhe mundësi për rrebeshe shiu e bubullima gjatë pasdites.

Moti të mërkurën pritet të jetë me diell dhe vranësira kalimtare.

Qytetarët këshillohen të jenë të kujdesshëm gjatë orëve me rrezatim të lartë diellor, sidomos nga ora 10:00 deri në 17:00.

/Motilokal.com