Moti në Maqedoni të hënën pritet të jetë me diell dhe ngrohtë, e vranësira lokale të lehta deri në mesatare në pasdite. Erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm.
Të martën parashikohet mot me diell dhe ngrohtë e vranësira të lehta deri në mesatare. Pasdite, do të ketë kushte për zhvillim lokal të vranësirave të paqëndrueshme me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima.
E mërkura do të mbajë mot me diell dhe ngrohtë e vranësira lokale të lehta deri në mesatare.
Kujdes nga ora 10:00 deri në 17:00 parashikohet rrezatim i lartë diellor dhe temperatura përvëluese.

/Motilokal.com
