Policia e Kosovës ka identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Zjarrvënie”, pasi një arë me grurë dhe një sipërfaqe me hamullore janë përfshirë nga flakët në fshatin Sfaraqak të Vushtrrisë.
Rreth orës 14:00, njësitë policore janë njoftuar për një zjarr në këtë zonë dhe menjëherë kanë dalë në vendngjarje. Pasi zjarri është lokalizuar, përmes veprimeve të shpejta operative, policia ka arritur të identifikojë dhe shoqërojë në stacion një të dyshuar 18-vjeçar.
Gjatë intervistimit, i dyshuari ka pranuar se kishte ndezur zjarr në disa mbeturina pranë lokacionit, pa menduar për pasojat e mundshme. Si rezultat, zjarri është përhapur dhe ka përfshirë një sipërfaqe prej dy hektarësh me grurë si dhe një zonë të gjerë me hamullaje.
Pas përfundimit të intervistimit dhe procedurave tjera ligjore, prokurori kujdestar ka urdhëruar lirimin e të dyshuarit në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rasti “Zjarrvënie” dhe hetimet për këtë çështje po vazhdojnë në drejtim të kësaj vepre penale.
/Motilokal.com
