Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë pyjore në fshatin Tugjec të komunës së Kamenicës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në bimësi dhe rrezik potencial për përhapje më të gjerë. Sipas pamjeve të shkrepura nga fotografi i mirënjohur Arian Mavriqi, flakët janë të dukshme në disa pjesë të terrenit malor, ndërsa një sasi e madhe tymi është përhapur në ajër.
Sipas njoftimeve në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës dhe Zjarrëfikësit.
/Motilokal.com
