Ja arsyet pse nuk duhet të parkoni mbi bar të thatë

Ja arsyet pse nuk duhet të parkoni mbi bar të thatë

Vera sjell jo vetëm temperatura ekstreme, por edhe rreziqe të shtuar nga zjarret. Kjo është periudha kur thatësira dhe të nxehtit krijojnë kushte ideale për përhapjen e flakëve, të cilat shpeshherë shkaktohen jo vetëm nga faktorët natyrorë apo zjarrvënësit e qëllimshëm, por edhe nga pakujdesitë e përditshme.

Në Spanjë, agjentët e mbrojtjes së mjedisit në rajonin e Andaluzisë kanë dhënë një paralajmërim të pazakontë, por tejet të rëndësishëm: parkimi i veturave mbi barishte të thata mund të shkaktojë zjarr.

Ky rrezik lidhet me temperaturën e lartë që gjeneron sistemi i shkarkimit të gazrave në automjete, në veçanti katalizatori, një komponent që gjatë punës normale mund të arrijë temperatura mes 400 dhe 800°C.

Pas një udhëtimi, edhe pjesa e poshtme e makinës mund të jetë e nxehtë deri në 300°C, mjaftueshëm për ta ndezur barin e thatë në vetëm pak sekonda.

Prandaj, këshillohet që automjetet të parkohen vetëm në zona të dedikuara, larg çdo sipërfaqeje me bimësi të thatë, për të shmangur rrezikun e shkaktimit të zjarreve që mund të marrin përmasa të mëdha.

/Motilokal.com