Kumbaro me mesazh sensibilizues: Shijoje bregdetin, mbroje mjedisin/ VIDEO

Kumbaro me mesazh sensibilizues: Shijoje bregdetin, mbroje mjedisin/ VIDEO

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka shpërndarë sot një videomesazh sensibilizues në rrjetet sociale, si pjesë e fushatës për mbrojtjen e mjedisit dhe ruajtjen e pastërtisë gjatë sezonit veror.

Në këtë mesazh, ministrja u bën thirrje qytetarëve dhe bizneseve që veprojnë në zonat turistike të tregojnë më shumë kujdes dhe përgjegjësi, duke theksuar se pastërtia e plazheve është një detyrë e përbashkët.

“Ke shkuar në plazh këtë fundjavë? Shijoje bregdetin tonë të bukur dhe mos harro: mbeturinat i hedhin në vendin e duhur! Pa kontributin dhe kujdesin tënd, nuk mund të sigurojmë plazhe të pastra për të gjithë”, shkruan Kumbaro.


/Motilokal.com