Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka bërë të ditur se gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, Shqipëria ka pritur 4.76 milionë vizitorë të huaj, duke treguar një rritje të stabilizuar të flukseve hyrëse dhe ekuilibrave të qëndrueshëm në menaxhimin e ofertës turistike.
Vetëm gjatë muajit qershor, në vend kanë hyrë 1.32 milionë vizitorë të huaj, një shifër që sipas ministres është rezultat i një pune të suksesshme dhe tregon përgjegjësinë e shtuar për të gjithë aktorët në monitorimin dhe menaxhimin e sezonit turistik veror.
/Motilokal.com
