Astronomët kanë zbuluar një ekzoplanet të ri masiv, të fshehur pas botëve të njohura.
E quajtur Kepler-139f, kjo "super-Tokë" rrotullohet rreth yllit Kepler-139 dhe është rreth dyfishi i madhësisë së Neptunit. Kjo e bën atë 35 herë më masiv se Toka, dhe një vit në këtë planet zgjat 355 ditë.
Planeti u zbulua nga astronomët gjatë analizës së të dhënave të mbledhura nga teleskopi hapësinor Kepler, tashmë i “dalë në pension”, i cili është në pronësi të agjencisë amerikane hapësinore NASA. Ky satelit ka ndihmuar në zbulimin e gati 3,000 botëve jashtëtokësore, por gjetja e Kepler-139f kërkoi një qasje të ndryshme nga metoda me të cilën një teleskop kërkon ulje të dritës kur një planet kalon mbi sipërfaqen e yllit të tij mëmë.
Meqenëse Kepler-139f ka një orbitë të pjerrët, ekipi i kërkimit hetoi tërheqjen gravitacionale që ushtron mbi yllin e tij. Ky yll tani dihet se ka disa planetë, përfshirë Kepler-139f, dhe të gjithë ata tërheqin yllin e tyre dhe njëri-tjetrin në orbitë, duke ndikuar në lëvizjen e tyre. Kjo tërheqje gravitacionale quhet "ndryshim i kohës së transitit" ose TTV. Nëse ka ndryshime në forcën gravitacionale që nuk mund të shpjegohen midis planetëve të njohur, shkencëtarët supozojnë se ka një tjetër të fshehur diku në sistemin yjor.
"Kur vëzhgoni TTV-të që nuk mund t'i atribuohen planetëve të njohur, atëherë mund të jeni mjaft të sigurt se ekziston një trup i padukshëm në sistem", tha dr. Caleb Lammers, bashkautor i studimit dhe student i diplomuar në Departamentin e Shkencave Astrofizike të Princetonit.
Kepler-139f është planeti i tretë që zbulohet rreth yllit të tij, dhe Lammers beson se ka më shumë botë të fshehura në sistemin diellor. Ai shtoi se misioni Planetar Transit dhe Lëkundjet e Yjeve (PLATO) do të çojë përpara përpjekjet për të gjetur jo vetëm ekzoplanetë më të mëdhenj, por edhe ata më të vegjël.
/Motilokal.com
