Moti të enjten në Shqipëri do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Gjatë ditës moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira, ku në orët e mesditës dhe deri në orët e vona të mbrëmjes në zonën e veriut dhe përgjatë relieveve malore të vendit priten reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët. Në periudha afatshkurtra në zonën e Alpeve dhe lokalisht në verilindje reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Termometri pritet të shënon temperatura prej 27 deri në 33 °C.
Kujdes nga ora 10:00 deri në 17:00 parashikohet rrezatim i lartë diellor dhe temperatura përvëluese.
/Motilokal.com
