Regjistrohen lëkundje tërmeti në Kosovë

Regjistrohen lëkundje tërmeti në Kosovë

Një tërmet me magnitudë 2.7 sipas shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e së martës në juglindje të Kosovës.

Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), tërmeti ka ndodhur në orën 22:43, me epiqendër 33 kilometra në juglindje të Prishtinës dhe vetëm 3 kilometra në jugperëndim të Gjilanit, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetet përreth, përfshirë Ferizajn dhe Vitinë.

/Motilokal.com