Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar raportin mujor “Statistikat e Energjisë” për muajin maj 2025, duke paraqitur të dhëna mbi prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, energjisë elektrike, si dhe importin dhe eksportin e energjisë dhe energjentëve të tjerë.
Sipas raportit, në maj të këtij viti, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 486.01 GWh, ndërsa konsumi i energjisë arriti në 366.16 GWh, që paraqet një rritje prej 0.73% krahasuar me muajin maj të vitit 2024. Energjia elektrike alternative zuri 18.79% të konsumit të përgjithshëm.
Në të njëjtin muaj, importi i energjisë elektrike ishte 298.89 GWh, ndërsa eksporti kapte shifrën e 208.58 GWh, duke përfshirë edhe sasinë e transmetimit.

Ndërkohë, prodhimi i thëngjillit shënoi një rënie të ndjeshme. Në maj 2025 u prodhuan rreth 480.19 mijë ton thëngjill, që përfaqëson një ulje prej 31.35% krahasuar me majin e vitit të kaluar.

ASK thekson se këto të dhëna ofrojnë një pasqyrë të qartë të ecurisë së sektorit të energjisë në vend dhe ndihmojnë në vlerësimin e tendencave të konsumit dhe prodhimit për qëllime strategjike.
/Motilokal.com
