Erërat e forta lënë pa energji elektrike mijëra konsumatorë në mbarë Kosovën

Erërat e forta lënë pa energji elektrike mijëra konsumatorë në mbarë Kosovën

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) ka njoftuar se, për shkak të erërave të forta të shoqëruara me reshje shiu, aktualisht mbi 40 daljet janë jashtë funksionit në të gjithë territorin e Kosovës.

Rajonet më të prekura nga kjo situatë janë Peja, Mitrovica, Prishtina, Gjilani dhe Ferizaj, ku një numër i madh konsumatorësh janë pa furnizim me energji elektrike.

Ekipet e KEDS-it janë të angazhuara në terren dhe po punojnë pandërprerë për sanimin e dëmeve dhe rikthimin e furnizimit me energji. Kompania kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve të prekur gjatë kësaj periudhe.

/Motilokal.com