Parashikimi për të premten dhe fundjavë: Si do të jetë moti në Shqipëri?

Parashikimi për të premten dhe fundjavë: Si do të jetë moti në Shqipëri?

Moti të premten në Shqipëri parashikohet i kthjellët si dhe vranësira përgjatë maleve, kryesisht në veri dhe jug nga ku do të pasohen me reshje të dobëta shiu në formë pikash.

E shtuna do të mbajë mot më ngrohtë dhe me diell në pjesën më të madhe të vendit.

Edhe e diela parashikohet të jetë në të njëjtën linjë, me diell dhe nxehtë në të gjithë territorin, pa ndonjë ndryshim të dukshëm në situatën sinoptike. Fundjava pritet të mbyllet me mot tipik veror.

Kujdes nga ora 10:00 deri në 17:00 parashikohet rrezatim i lartë diellor dhe temperatura përvëluese.

/Motilokal.com