Pse asistentët e fluturimit u kërkojnë pasagjerëve të ngrenë perdet në dritaret e aeroplanit kur udhëtojnë

Pse asistentët e fluturimit u kërkojnë pasagjerëve të ngrenë perdet në dritaret e aeroplanit kur udhëtojnë

Një vend pranë dritares në aeroplan shpesh konsiderohet si një zgjedhje më e favorshme dhe asistentët e fluturimit u kërkojnë pasagjerëve të ngrenë perdet e dritareve kur udhëtojnë për disa arsye.

Ndërkohë që mund të ketë përparësi në rezervimin paraprak të një vendi specifik, shumica e njerëzve duan të kursejnë para dhe të ulen aty ku udhëzohen, shkruan LadBible. Gjatë ngritjes dhe uljes, asistentët e fluturimit u kërkojnë pasagjerëve të ngrenë perdet.

Ndërsa disa sjellje mund të duken të pakëndshme ose të pazakonta, arsyeja për ngritjen e perdeve të dritareve në aeroplan lidhet kryesisht me sigurinë e pasagjerëve. Asistentja e fluturimit Cher shpjegoi në TikTok-un e saj pse ky rregull është një rregull universal për të gjithë pasagjerët.

"Ka disa linja ajrore amerikane që ende e kërkojnë këtë. Ata ju kërkojnë të ngrini perdet e dritares gjatë udhëtimit me avion, ngritjes dhe uljes. Nëse ndonjëherë ju është dashur ta bëni këtë dhe pyesni veten pse, thjesht shikoni të gjitha lajmet për pjesët e aeroplanit që bien ose motorët që digjen. Kur mendoni se ku ulen asistentët dhe pilotët, ata nuk kanë një pamje të qartë të krahëve. Ne nuk mund ta shohim të gjithë aeroplanin nga vendet tona. Linjat ajrore që kërkojnë që ju të ngrini perdet në dritare, duan të jenë të sigurta që nëse diçka bie, digjet ose dëmtohet, pasagjeri e sheh atë dhe menjëherë paralajmëron anëtarët e tjerë të ekuipazhit", shpjegoi ajo.

Stjuardesa thekson se ekuipazhi nuk dëshiron t’i irritojë pasagjerët me kërkesat e tyre, por vetëm dëshiron të marrë në konsideratë sigurinë. Në rast urgjence, stjuardesat mund të vlerësojnë shpejt kushtet e jashtme.

/Motilokal.com