Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar sot rezultatet e Anketës së Ekonomive Bujqësore (AEB) për vitin 2024, duke dhënë një pasqyrë të detajuar mbi shfrytëzimin e tokës bujqësore, fondin blegtoral dhe përdorimin e inputeve bujqësore.
Sipas të dhënave, gjatë vitit 2024 janë shfrytëzuar gjithsej 420 228,67 hektarë tokë bujqësore(rënie prej 456.3 hektarë.

Rënie e lehtë te toka e përbashkët
Pjesën më të madhe të tokës së shfrytëzuar në vitin 2024 e përbëjnë livadhet dhe kullosat, me 216 534,33 ha, apo 51,53% të sipërfaqes totale, një rënie e lehtë në krahasim me vitin 2023 (216 979,55 ha, ose 51,58%). ASK bën të ditur se kjo rënie ka ardhur si rezultat i zvogëlimit të numrit të blegtorisë, duke ndikuar veçanërisht në tokën e përbashkët.
Rritje modeste te drithërat dhe kulturat industriale
Toka e punueshme, arat marrin pjesë me 44,93% dhe kopshtet me 0,22% në gjithsej sipërfaqen e shfrytëzuar të tokës bujqësore.
Gjatë vitit 2024, gjithsej toka e punueshme, arat ishte 188 795.00 ha. Pjesa më e madhe ishte me: drithëra (125 274,35 ha, ose 66,4%); bimë foragjere (37 117.13 ha, ose 19,7%); perime në fushë të hapur, në serra dhe në kopshte (9 827.39 ha), prej të cilave perime në fushë të hapur dhe serra ishin 8 914,65 ha ose 4,7%; patate (3 806.07 ha ose 2,0%); bishtajore (2 929.40 ha ose 1,6%); bimë industriale (1 689.82 ha ose 0,9%); kultura të tjera (2 633.81 ha ose 1,4%) dhe tokë djerrinë ishte 6 429.78 ha ose 3,4%.
Sipërfaqe e ujitur, të paktën një herë gjatë periudhës referuese të anketës në vitin 2024, ishte 34 070.28 ha.
Kurse, gjithsej sipërfaqja e trajtuar me pesticide në vitin 2024 ishte 122 570.50 ha.

Ndërkohë, sipërfaqja e ujitur të paktën një herë gjatë vitit 2024 ishte 34 070,28 ha, ku122,570.50 ha.
Rënie e lehtë e fondit blegtoral
Rezultatet e kësaj ankete tregojnë se blegtoria në Kosovë, gjatë vitit 2024, sa i përket numrit të gjedheve ishte 240 848, ku krahasuar me vitin paraprak 2023 (që ishte 247 493), ka një rënie të lehtë.

Rënie në numrin e gjedheve, por rritje te delet
Sa i përket deleve, gjatë vitit 2024 numri i tyre ishte 211 220, ku krahasuar me vitin paraprak 2023 (që ishte 207 123 dele), ka një rritje të lehtë.

Të dhëna për sektorin bujqësor dhe metodologjia
Publikimi përfshin të dhëna të përmbledhura për sektorët kryesorë bujqësorë: prodhimin bimor (përdorimin e tokës, inputet si plehrat dhe pesticidet), blegtorinë (numri i kafshëve, prodhimi dhe shitjet), si dhe shpenzimet në ekonomitë bujqësore.
ASK thekson se metodologjia e përdorur në realizimin e AEB 2024 është e harmonizuar me standardet dhe rekomandimet e Eurostat-it,
/Motilokal.com
