Ndërsa shumë njerëz mendojnë për një stil jetese të shëndetshëm përmes dietave rigoroze, stërvitjeve të përditshme dhe rutinave të rrepta, kardiologët na kujtojnë se shëndeti i zemrës fillon me ecjen.
"Aktiviteti fizik, madje edhe vetëm ecja, është një nga gjërat më të mira që mund të bëni për zemrën tuaj. Ushtrimet e rregullta ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut, rregullimin e peshës trupore, përmirësimin e ndjeshmërisë ndaj insulinës dhe zvogëlimin e inflamacionit në trup", tha dr. Michael Fattouh për Parade.
Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon të paktën 150 minuta aktivitet fizik të moderuar në javë, që do të thotë vetëm 21 minuta në ditë, që, sipas ekspertëve, është një objektiv plotësisht i arritshëm për të gjithë.
Dr. Michael Barry këshillon fillestarët të fillojnë me dy shëtitje dhjetëminutëshe në ditë, pastaj gradualisht të rrisin kohëzgjatjen.
/Motilokal.com
