Një tjetër javë përvëluese po troket. Masa ajrore të nxehta nga Afrika Veriore pritet të pushtojnë rajonin tonë, duke sjellë temperatura ekstreme dhe lagështi të ulët. Qarkullimet atmosferike po krijojnë një korridor të nxehtësisë tropikale drejt veriut edhe Shqipëria është në shënjestër.
E hëna do të dominohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët dhe i nxehtë në pjesën më të madhe të territorit.
Dita e martë pritet të sjellë mot me diell dhe shumë nxehtë, por mund të kemi edhe vranësira kalimtare.
Edhe dita e mërkurë do të mbajë me mot të nxehtë dhe diell.
Kujdes nga ora 10:00 deri në 17:00 parashikohet rrezatim i lartë diellor dhe temperatura përvëluese.

/Motilokal.com
