Një tjetër javë përvëluese po troket. Masa ajrore të nxehta nga Afrika Veriore pritet të pushtojnë rajonin tonë, duke sjellë temperatura ekstreme dhe lagështi të ulët. Qarkullimet atmosferike po krijojnë një korridor të nxehtësisë tropikale drejt veriut edhe Kosovën është në shënjestër.
E hëna do të mbajë mot kryesisht me diell dhe nxehtë.
Dita e martë do të jetë me diell dhe mundësi për rrebeshe shiu e bubullima gjatë pasdites.
Moti të mërkurën pritet të jetë me diell dhe vranësira kalimtare, lokalisht parashihen reshje të shkurtra shiu.
Qytetarët këshillohen të jenë të kujdesshëm gjatë orëve me rrezatim të lartë diellor, sidomos nga ora 10:00 deri në 17:00.

/Motilokal.com
