Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar nga të gjitha institucionet publike dhe private që të ndërmarrin masa mbrojtëse për punëtorët gjatë valës së të nxehtit që do të zgjasë nga data 22 deri më 25 korrik 2025.
Bazuar në rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, kjo thirrje vjen si përgjigje ndaj temperaturave të larta që mund të ndikojnë negativisht në shëndetin e qytetarëve, veçanërisht të atyre që i përkasin grupeve më të ndjeshme të popullatës.
“Fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike si dhe punëtorët që punojnë në ambiente të hapura apo në kushte pune me temperatura të larta janë më të rrezikuarit,” thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Institucionet ftohen që të zbatojnë me përpikëri këto masa mbrojtëse për të ruajtur shëndetin dhe mirëqenien e punëtorëve dhe të gjithë qytetarëve.
/Motilokal.com
