Kjo javë pritet të karakterizohet nga temperatura shumë të larta në gjithë vendin.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës së sotme temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 38°C.
Për shkak të kushteve të rënda atmosferike, Komuna e Prishtinës, përmes Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, ka bërë thirrje për kujdes të shtuar.
“Temperatura e lartë për Kosovën – nivel kuq. Temperaturat maksimale ≥ 38°C. Kushtet e motit jashtëzakonisht të rrezikshme, veçanërisht nëse zgjatin disa ditë me radhë”, thuhet në njoftim.
Më tej theksohet se: “Rrezikohen jetët e njerëzve, sidomos të sëmurët kronikë, ata nën terapi apo kujdes mjekësor si dhe kafshët. Mund të paraqiten probleme me furnizimin me ujë dhe energji elektrike, vështirësi në qarkullim si dhe rrezik i lartë për shpërthime zjarresh në pyje dhe sipërfaqe të hapura.”
/Motilokal.com
