Komuna e Ferizajt në alarm: Zjarrfikësit luftojnë me flakët në katër fshatra

Komuna e Ferizajt në alarm: Zjarrfikësit luftojnë me flakët në katër fshatra

Zjarrfikësit e Ferizajt po përballen me sfidën më të madhe të ditëve të fundit: flakët që kanë përfshirë fshatrat Rahovicë, Komogllavë, Greme dhe Gaçkë. Zjarret, që dyshohet se janë shkaktuar nga pakujdesia njerëzore, po përhapen me shpejtësi, duke rrezikuar jetën, pronën dhe mjedisin.

Pavarësisht vapës përvëluese dhe terrenit të vështirë, ekipet e zjarrfikësve po punojnë pandërprerë, me përkushtim dhe vendosmëri, për të vënë nën kontroll situatën dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Apel për qytetarët nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës:

  • Mos ndizni zjarre në natyrë!
  • Tregoni kujdes maksimal gjatë qëndrimit në zona pyjore!
  • Mbroni pyjet, malet dhe pronën tonë të përbashkët!

Për të rritur koordinimin dhe efikasitetin në menaxhimin e situatës, nesër (e mërkurë) në ora 10:00, në stacionin e Policisë në Ferizaj, do të mbahet një takim urgjent mes Komunës, Policisë, Zjarrfikësve dhe kryetarëve të fshatrave të përfshirë.

Në rast se shihni tym apo zjarr:

Thirrni emergjencat në 193

Ose Policinë në 192

Apo kontaktoni Drejtorinë për Shërbime Publike dhe Emergjencë në 048 111 161

Të gjithë bashkë, kundër flakëve!

Komuna e Ferizajt është në gatishmëri të plotë çdo ndihmë, çdo vigjilencë ka rëndësi.


/Motilokal.com