Rritet kërkesa për ujë – Ujësjellësi “Prishtina” apelon për shpenzim racional

Rritet kërkesa për ujë – Ujësjellësi “Prishtina” apelon për shpenzim racional

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” u bën thirrje të gjithë konsumatorëve që të tregojnë kujdes maksimal në shfrytëzimin e ujit të pijshëm, për shkak të rritjes së jashtëzakonshme të kërkesës gjatë ditëve të fundit.

Në njoftimin e saj, kompania thekson se: “Kërkesa për ujë është rritur jashtëzakonisht, ndërsa avullimet janë në shkallë maksimale si pasojë e temperaturave të larta.”

Për të siguruar një furnizim sa më të qëndrueshëm dhe të barabartë për të gjithë qytetarët, KRU “Prishtina” kërkon shpenzim racional dhe të përgjegjshëm të ujit të pijshëm.

Apelohet që uji të përdoret vetëm për nevoja bazike si pirje, higjienë personale dhe gatim, dhe të shmangen përdorimet joracionale si larja e veturave, ujitja e kopshteve apo mbushja e pishinave private.


/Motilokal.com