Në ditët e ngrohta të verës, një ëmbëlsirë e thjeshtë dhe e lehtë vere si torta me luleshtrydhe është një zgjedhje ideale për t’u përgatitur.
Me një kombinim arrash dhe luleshtrydhesh, kjo tortë është e shëndetshme dhe e përshtatshme për veganë.
Përbërësit e kërkuar:
Për brumin: 60 gram arra, 50 gram miell bajamesh, dy hurma të thata, një lugë gjelle kanellë, dy lugë gjelle vaj kokosi
Për kremin: 260 gramë arra indiane, ujë të ftohtë, 120 mililitra qumësht kokosi të konservuar, dy lugë gjelle lëng limoni të freskët, 60 mililitra vaj kokosi të shkrirë, 55 mililitra shurup panje, një lugë gjelle ekstrakt vaniljeje, 75 gramë luleshtrydhe të freskëta ose të ngrira dhe luleshtrydhe për dekorim.
Përgatitja:
Vendosni arrat indiane në një tas dhe mbulojini me ujë të ftohtë. Lërini të qëndrojnë në ujë për të paktën katër orë ose gjatë natës derisa të zbuten. Përgatitni brumin duke përdorur një përpunues ushqimi, përzieni miellin e bajameve, arrat, hurmat, kanellën dhe vajin e kokosit. Përzierja duhet të bëhet ngjitëse dhe përzierja që rezulton duhet të vendoset në një tepsi pjekjeje të lyer me yndyrë dhe të shtruar me letër pergameni.
Shtypni përzierjen e brumit në fund të tavës në një shtresë të barabartë. Përgatitni mbushjen duke përgatitur arrat indiane, të cilat duhet t’i vendosni në një blender. Shtoni qumështin e kokosit, lëngun e limonit, vajin e kokosit, shurupin e panjës dhe vaniljen. Përzieni derisa të bëhet një masë e lëmuar, rreth pesë deri në shtatë minuta.
Hidhni rreth dy të tretat e përzierjes mbi brumë. Shpërndajeni butësisht përzierjen me një shpatull, pastaj merrni tavën ose enën për tortë në të cilën po e bëni tortën dhe tundeni butësisht që përzierja të shpërndahet në mënyrë të barabartë. Vendoseni në frigorifer ndërsa përgatitni luleshtrydhet dhe pjesën tjetër të kremit, për 10 minuta. Shtoni luleshtrydhet në përzierjen e mbetur të kremit dhe vini në punë përpunuesin e ushqimit derisa të keni përsëri një përzierje të lëmuar.
Shpërndajeni kremin e luleshtrydheve mbi shtresën e parë. Përdorni një shpatull për ta zbutur dhe tundeni butësisht. Dekorojeni tortën me luleshtrydhe, pastaj vendoseni në frigorifer për katër orë. Lëreni të qëndrojë në temperaturë ambienti për 10 minuta para se ta shërbeni.
/Motilokal.com
