Moti të premten në Shqipëri parashikohet me diell dhe shumë nxehtë në të gjithë territorin por pa përjashtuar kalime të pakta të vranësirave në relievet malore në verilindje.
E shtuna do të mbajë mot me diell dhe shumë nxehtë, në disa zona mund të ketë rrebeshe shiu e bubullima.
Dita e diel parashikohet të jetë me diell dhe vranësira. Fundjava pritet të mbyllet me mot tipik veror.
Kujdes nga ora 10:00 deri në 17:00 parashikohet rrezatim i lartë diellor dhe temperatura përvëluese.

/Motilokal.com
