E premtja dhe fundjava në Kosovë, nën ‘saçin’ përvëlues të nxehtësisë

E premtja dhe fundjava në Kosovë, nën ‘saçin’ përvëlues të nxehtësisë

Ditën e premte parashikohet të mbajë me diell dhe shumë nxehtë, por mund të kemi zhvillim të vranësirave dhe rrebeshe shiu të shoqëruara me bubullima dhe rrufe.

E shtuna pritet të jetë dita më e nxehtë, me temperatura që kapërcejnë 40°C. Gjatë pasdites parashikohen zhvillime të vranësirave, veçanërisht në zonat malore, ku mund të shfaqen rrebeshe shiu dhe bubullima, të cilat mund të shtrihen edhe në pjesë të tjera të vendit.

Gjatë pjesës së parë të ditës së diel priten rrebeshe shiu, ndërsa më pas moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare.

Kujdes nga ora 10:00 deri në 17:00 parashikohet rrezatim i lartë diellor dhe temperatura përvëluese.

/Motilokal.com