Moti të premten në Maqedoni do të mbajë kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, herë pas here e fortë nga veriperëndimi.
Të shtunën parashikohet mot me diell dhe shumë ngrohtë e vranësira lokale të lehta deri në mesatare.
E diela pritet të mbajë mot me diell dhe ngrohtë e vranësira lokale të pakta deri në mesatare. Pasdite do të ketë kushte për paqëndrueshmëri të izoluar me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima afatshkurtra. Erë mesatare deri herë pas here e fortë do të fryjë nga jugu, dhe drejt fundit të ditës e gjatë natës nga veriu.
Kujdes nga ora 10:00 deri në 17:00 parashikohet rrezatim i lartë diellor dhe temperatura përvëluese.

/Motilokal.com
