Moti të shtunën në Shqipëri do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Gjatë ditës moti parashikohet i nxehtë me kthjellime dhe diell, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në relievet malore në verilindje e juglindje.
Termometri pritet të shënon temperatura prej 26 deri në 41 °C.
Kujdes nga ora 10:00 deri në 17:00 parashikohet rrezatim i lartë diellor dhe temperatura përvëluese.
/Motilokal.com
