Pas ditëve me temperatura të larta, vendi pritet të përfshihet nga një mot më i paqëndrueshëm gjatë kësaj jave. Parashikohet alternim i vranësirave me periudha me diell, ndërsa në disa zona do të ketë reshje shiu të shoqëruara me bubullima dhe shkarkime rrufesh.
E hëna do të dominohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, të cilat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët kryesisht në veri e qendër të vendit. Në relievet e larta kodrinore-malore priten shtrëngata afatshkurtra të izoluara.
E marta pritet të sjellë mot të paqëndrueshëm, me alternime vranësirash, intervale me diell dhe reshje lokale shiu.
Ndërsa e mërkura do të nisë me vranësira dhe reshje në orët e para të ditës, për t’u pasuar më pas nga kthjellime dhe mot kryesisht me diell.
Kujdes nga ora 10:00 deri në 17:00 parashikohet rrezatim i lartë diellor dhe temperatura përvëluese.

/Motilokal.com
