Pas një periudhe me temperatura të larta, kjo javë sjell ndryshim të dukshëm në kushte atmosferike. Moti do të jetë i paqëndrueshëm, me reshje shiu dhe shkarkesa rrufesh në disa zona të vendit.
E hëna sjell një fillim jave me mot të ndryshueshëm. Qielli do të mbetet kryesisht i mbuluar, por nuk do të mungojnë edhe intervalet me diell. Në orët e pasdites, priten reshje lokale shiu, të shoqëruara me bubullima dhe shkarkesa rrufesh, veçanërisht në zonat qendrore dhe verilindore.
Dita e martë do të ofrojë më shumë qetësi atmosferike. Dielli do të shfaqet mes vranësirave të herëpashershme, por në disa rajone pritet të ketë riga të lehta shiu, veçanërisht gjatë orëve të pasdites.
Ndërsa e mërkura sjell një mot më të qëndrueshëm. Dielli do të jetë prezent përgjatë pjesës më të madhe të ditës, i shoqëruar me vranësira të shpërndara që nuk pritet të sjellin reshje.
Qytetarët këshillohen të jenë të kujdesshëm gjatë orëve me rrezatim të lartë diellor, sidomos nga ora 10:00 deri në 17:00.

/Motilokal.com
