Në Mal të Zi, fillimi i javës do të sjellë një mot kryesisht të paqëndrueshëm, me vranësira, reshje shiu dhe bubullima që do të dominojnë ditët në vijim.
E hëna nis me vranësira dhe mundësi për bubullima në disa zona që në orët e para të mëngjesit. Gjatë pasdites pritet përkeqësim i motit, me reshje shiu dhe stuhi të izoluara lokale.
Dita e martë do të vijojë me një atmosferë të freskët dhe të mbuluar nga retë, ndërsa mundësia për shira dhe stuhi mbetet prezente në disa rajone, veçanërisht gjatë orëve të ditës.
Ndërsa e mërkura sjell një lehtësim të përkohshëm: vranësirat do të shpërndahen herë pas here, duke hapur rrugën për diell dhe ndonjë rreze tipike vere. Megjithatë, pasditja mund të sjellë reshje të lehta dhe të lokalizuara.

/Motilokal.com
