Sistemi i monitorimit satelitor të NASA-s ka publikuar imazhe të frikshme të përhapjes së zjarreve në të gjithë pellgun e Mesdheut.
Çdo pikë e kuqe e paraqitur në hartën e NASA-s shënon vendndodhjen e një zjarri aktiv, duke krijuar një det të kuq nga Evropa Jugore deri në Afrikën e Veriut. Harta tregon zjarret nga Greqia në Spanjë, nga Franca Jugore në Qipro, nga Italia në Shqipëri ku e Kosovë po digjen pyje dhe zona të mëdha të gjelbërta.
Po ashtu në pamje satelitore shfaqet Turqia deri në Afrikën e Veriut, ndërsa theksohet se ditët e fundit për të gjithë rajonin e Mesdheut kanë regjistruar ditët më të nxehta. Imazhet e regjistruara nga NASA tregojnë zhvillimin e zjarreve sipas kohës, ato që janë aktive sot, ato të regjistruara në 24 orët e fundit, dhe ato që kanë ndodhur gjatë 7 ditëve të fundit.
Disa prej pikave gjithashtu mund të tregojnë edhe aktivitete njerëzore, si për shembull djegie të kontrolluar nga fermerët në tokat e tyre, por edhe shpërthime që lidhen me luftën në Ukrainë.
/Motilokal.com
