Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit, ka intensifikuar zbatimin e planit operativ “Siguria në trafik”, me fokus të veçantë në kontrollin e motoçikletave dhe ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.
Gjatë periudhës nga 9 deri më 27 korrik 2025, janë sekuestruar gjithsej 73 motoçikleta për shkak të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm, skadimit të afatit të regjistrimit, si dhe drejtimit pa kategori përkatëse të lejes së vozitjes.
Po ashtu, në kuadër të këtij plani janë shqiptuar 358 gjoba ndaj ngasësve të motoçikletave për shkelje të ndryshme të rregullave të trafikut.
Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion, e në veçanti drejtuesve të motoçikletave, që të respektojnë ligjet dhe rregullat në fuqi, me qëllim të rritjes së sigurisë rrugore dhe mbrojtjes së jetës.
/Motilokal.com
