Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë publike të dhëna alarmuese për valën e të nxehtit që përfshiu vendin gjatë javës së kaluar.
Sipas matjeve, më 25 korrik, qyteti i Klinës regjistroi një rekord historik, në orën 15:00 u shënua temperatura më e lartë e matur ndonjëherë në territorin e Kosovës.

Pas kësaj vale përvëluese, pritet një kthesë në kushtet atmosferike. IHMK parashikon që kjo javë do të sjellë mot të paqëndrueshëm, me prani të vranësirave të shpeshta të ndërprera nga intervale me diell. Reshje të herëpashershme shiu dhe shkarkime rrufesh do të jenë pjesë e këtij tranzicioni klimatik.
/Motilokal.com
