Kina ka aktivizuar një paralajmërim për cunami në disa zona bregdetare, pasi një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.8 goditi Gadishullin Kamçatka në Rusi, raportoi media shtetërore.
Ministria e Burimeve Natyrore lëshoi një alarm të verdhë për cunami në disa rajone bregdetare, njoftoi CGTN.
Sipas parashikimeve, valët e cunamit pritet të arrijnë bregdetin e Shangait gjatë mbrëmjes, me një lartësi maksimale të mundshme prej 30 centimetrash.
Edhe Tajvani ka lëshuar paralajmërim për cunami. Administrata Qendrore e Motit njoftoi se valët mund të godasin bregdetin e Tajvanit rreth orës 13:18 sipas kohës lokale.
Filipinet gjithashtu paralajmëruan banorët e zonave bregdetare përballë Oqeanit Paqësor për një cunami me valë të pritshme më të ulëta se 1 metër.
Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), tërmeti me magnitudë 8.8 ballë ka shkaktuar paralajmërime për cunami në të gjithë rajonin e Oqeanit Paqësor.
Epiqendra e tërmetit ndodhej në një thellësi prej 20.7 kilometrash, rreth 119 kilometra në lindje-juglindje të qytetit Petropavlovsk-Kamchatsky.
/Motilokal.com
