E enjtja në Shqipëri do të sjellë mot të paqëndrueshëm. Paraditja do të nisë me kthjellime kryesisht në veriperëndim dhe jugperëndim, por më pas pritet shtim i vranësirave mesatare deri të dendura, veçanërisht në zonat kodrinore dhe malore të vendit. Reshjet e shiut do të jenë me intensitet të ulët në shumicën e territorit, ndërsa lokalisht nuk përjashtohen shtrëngata afatshkurtra.
Termometri pritet të shënon temperatura prej 22 deri në 27 °C.
Kujdes nga ora 10:00 deri në 17:00 parashikohet rrezatim i lartë diellor dhe temperatura përvëluese.
/Motilokal.com
