E premtja në Kosovë do të nisë me mot të kthjellët dhe temperatura të këndshme. Gjatë gjithë ditës pritet të mbizotërojë dielli, duke krijuar një atmosferë tipike verore, pa reshje dhe me qetësi atmosferike.
Të shtunën moti do të vijojë të jetë i ngrohtë dhe me diell, por gjatë pasdites pritet të ketë zhvillim të vranësirave lokale, veçanërisht mbi zonat malore. Në këto rajone, nuk përjashtohet mundësia për ndonjë rrebesh të izoluar shiu, i shoqëruar me ndonjë bubullimë të shkurtër.
Edhe dita e diel do të ketë një fillim të ndritshëm me diell, por pas mesditës pritet një përsëritje e skenarit të së shtunës, vranësira kalimtare dhe reshje të mundshme në zonat e larta. Temperaturat do të mbeten të larta gjatë gjithë fundjavës, duke e bërë motin të përshtatshëm për aktivitete në natyrë, me kujdes në rast të reshjeve të shkurtra në orët e pasdites.
Kujdes nga ora 10:00 deri në 17:00 parashikohet rrezatim i lartë diellor dhe temperatura përvëluese.

/Motilokal.com


