E premtja në Mal të Zi pritet të sjellë kushte tipike verore, me mot të kthjellët dhe temperatura të larta. Gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, duke sjellë freski të përkohshme në brigje dhe zona të hapura. Moti do të jetë i qëndrueshëm dhe i përshtatshëm për pushuesit në bregdet.
E shtuna do të vijojë me të njëjtën atmosferë diell për pjesën më të madhe të ditës dhe nxehtësi të ndjeshme, veçanërisht në zonat e ulëta dhe bregdetare. Temperaturat do të ngjiten në vlera tipike për kulmin e verës, duke krijuar kushte ideale për plazh dhe aktivitete në natyrë.
Dita e diel do të mbetet përgjithësisht me diell, por me prezencë më të dukshme të vranësirave kalimtare, sidomos në orët e pasdites. Pavarësisht kësaj, nuk parashikohen reshje, dhe moti mbetet në linja të ngrohta e të favorshme për fundjavën.
Kujdes nga ora 10:00 deri në 17:00 parashikohet rrezatim i lartë diellor dhe temperatura përvëluese.

/Motilokal.com


