Si do të jetë moti këtë të shtunë? Ja parashikimi për Kosovë

Si do të jetë moti këtë të shtunë? Ja parashikimi për Kosovë

Një ditë me diell dhe temperatura të larta pritet të mbizotërojë këtë të shtunë në Kosovë. Parashikimi i motit tregon kushte të qëndrueshme atmosferike, me qiell të pastër dhe nxehtësi që mund të ndjehet veçanërisht në orët e mesditës.

Termometri pritet të shënon temperatura prej 21 deri në 29 °C.

Kujdes nga ora 10:00 deri në 17:00 parashikohet rrezatim i lartë diellor dhe temperatura përvëluese.

/Motilokal.com