Fillimi i javës do të karakterizohet nga një situatë e paqëndrueshme atmosferike.
E hëna pritet të nisë me kthjellime në shumë zona, por gjatë ditës vranësirat do të shtohen gradualisht, veçanërisht në zonat malore, ku parashikohen reshje lokale shiu me intensitet të ulët. Në veriun e vendit, në periudha të shkurtra kohore, priten edhe shtrëngata të izoluara me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Dita e martë do të vijojë me mot të ndryshueshëm, me reshje të dobëta në orët e para të ditës, ndërsa më pas moti do të përmirësohet me kthjellime dhe më shumë praninë e diellit.
E mërkura do të jetë dita më e qëndrueshme e fillimjavës, me mot kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare.

/Motilokal.com
