E marta në Shqipëri do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara në relievet kodrinore-malore të vendit. Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët të karakterit lokal në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në intervale të shkurtra kohore në mënyrë të izoluar, në jug priten shtrëngata me shkarkesa elektrike e breshër.
Termometri pritet të shënon temperatura prej 22 deri në 24 °C.
Kujdes nga ora 10:00 deri në 17:00 parashikohet rrezatim i lartë diellor dhe temperatura përvëluese.
/Motilokal.com
