YKS1 One është një automjet elektrik konceptual, i gjatë rreth tre metra, i gjerë 1.2 metra dhe i lehtë, me vetëm 600 kilogramë.
I dizajnuar kryesisht për lëvizjen në trafikun urban, ai premton performancë të mirë edhe në rrugë rurale dhe autostrada.
Zakonisht, automjetet e vogla elektrike shquhen për miqësinë ndaj mjedisit, por rrallë ofrojnë një përvojë tërheqëse në drejtim.
Modeli One synon të jetë përjashtimi, një veturë njëvendëshe, e zhvilluar nga kompania holandeze YKS1, që sjell emocione të ngasjes dhe inovacion në dizajn.
Baza e automjetit është një kornizë tubulare e integruar brenda karrocerisë, ndërsa hyrja bëhet përmes dyerve të dyfishta, të ngjashme me ato të një makine konvencionale.
Ajo që e veçon One është teknologjia e këndelljes: kabina mund të anohet deri në 20 gradë gjatë kthesave, duke i dhënë ndjesinë e drejtimit të një motoçiklete.
Edhe pse kompania ende nuk ka zbuluar detaje për motorin, është përmendur një shpejtësi maksimale prej 130 km/h.
Rrezja e lëvizjes arrin deri në 350 kilometra, ndërsa One është i pajisur me jastëkë ajri, timon me formë katrore, kokpit digjital dhe hapësirë bagazhi.
Aktualisht, YKS1 është në kërkim të kapitalit për të zhvilluar një prototip funksional të këtij automjeti premtues.
/Motilokal.com
