Të flesh gjatë një fluturimi nuk është një detyrë e lehtë, dhe ekspertët e gjumit kanë prezantuar një metodë që do t'ju lejojë të flini në aeroplan vetëm në pak minuta.
Nga qarja e fëmijëve, shumë zhurma e deri te vendet e pakëndshme, e gjithë kjo e bën gjumin në aeroplan një veprim mjaft të vështirë.
Megjithatë, një ekspert i gjumit ka veçuar një metodë që ndihmon në 96 për qind të rasteve dhe pohon se është e dobishme ta provoni gjatë udhëtimit.
Ai shpjegoi se kjo metodë i ndihmon ushtarët të bien në gjumë në më pak se dy minuta, dhe ekspertët thonë se me pak rregullime, mund të ndihmojë shumë njerëz të relaksohen dhe të bien në gjumë në aeroplan. Hapi i parë është të merrni një pozicion të rehatshëm ku mund të relaksoheni sa më shumë. Pastaj përqendrohuni te frymëmarrja juaj dhe filloni të relaksoni trupin tuaj.
Sigurohuni që i gjithë trupi juaj të jetë i relaksuar dhe imagjinoni të ndjeni ngrohtësi që përhapet nga koka deri te gishtat e këmbëve. Pastaj lëvizni drejt gjoksit dhe merrni frymë thellë për ta relaksuar, pastaj vazhdoni poshtë drejt barkut, këmbëve dhe shputave. Imagjinoni ngrohtësi që rrjedh nga zemra deri te gishtat e këmbëve.
Përveç kësaj, është e nevojshme të relaksoni mendjen, prandaj përpiquni të imagjinoni një skenar qetësues që ju relakson. Shumë përdorues të Reddit kanë konfirmuar se kjo metodë funksionon, dhe ekspertët e gjumit nga Bed Sav shpjeguan për Express pse kjo metodë është e dobishme për udhëtime.
"Shumica e njerëzve në aeroplanë janë të tensionuar pa e kuptuar fare. Kjo metodë përqendrohet në çlirimin e vetëdijshëm të atij tensioni. Kur trupi relaksohet, mendja e ndjek. Për ndihmë shtesë, përpiquni të shmangni kafeinën, sillni një maskë për sytë dhe një jastëk për qafën dhe vishni rroba të lehta e të rehatshme gjatë fluturimit", thanë ata.
/Motilokal.com
