Rikthehet vala përvëluese e të nxehtit! Njihuni me parashikimin e motit për këtë javë në Kosovë

Rikthehet vala përvëluese e të nxehtit! Njihuni me parashikimin e motit për këtë javë në Kosovë

Që nga fundjava, vala e të nxehtit ka filluar të përfshijë vendin dhe, sipas parashikimeve më të fundit, kjo gjendje do të vazhdojë përgjatë gjithë javës së ardhshme, me temperatura dukshëm mbi mesatare për këtë periudhë të vitit.

E hëna do të karakterizohet nga mot me diell dhe temperatura të larta, ndërsa gjatë ditës pritet të fryjë erë mesatare deri e fortë, që herë pas here mund të sjellë freskim të lehtë.

Të martën, i njëjti stabilitet atmosferik do të vazhdojë, me diell të plotë dhe temperatura të larta tipike të verës.

E mërkura pritet të sjellë po ashtu mot kryesisht me diell, por herë pas here do të ketë vranësira të shpërndara, pa ndryshime të ndjeshme në temperatura.

Kujdes nga ora 10:00 deri në 17:00 parashikohet rrezatim i lartë diellor dhe temperatura përvëluese.

/Motilokal.com